Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić.
Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 gusht.
“Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë.
Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake!
Ps. Për adhuruesit e filmit, Festivali i Sarajevës që do mbahet me 16 gusht, nuk duhet humbur!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale./ata