Një i mitur ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia në Dibër dhe Policia informon se ka shoqëruar të miturin në komisariat.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë rreth orës 17:00.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesën e të plagosurës e cila aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit tip kallashnikov u sekuestrua nga policia.