Një sherr për prona gati sa nuk përfundoi në tragjedi. 56-vjeçari Besnik Selmani banues në Milot, ka plagosur me çifte shokun e tij, 49-vjeçarin Besnik Pula, banues në Krujë.
2 personat kishin dalë për gjueti me njëri-tjetrin dhe pasi kanë nisur të debatojnë për pronat dhe bagëtitë, 56-vjeçari e qëlloi me armë zjarri dhe më pas është larguar me vrap.
I plagosuri është dërguar në spital, ku sipas njoftimit zyrtar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.