Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbajti në Tiranë Asamblenë e 30-të të Përgjithshme.
Në fjalën e tij presidenti i KOKSH, Fidel Ylli e vendosi theksin tek angazhimet dhe projektet e realizuara nga KOKSH, te diplomacia sportive dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, mbështetja e sportistëve elitarë dhe federatave, si edhe pa dyshim, përgatitjet dhe synimet që Team Albania do të ketë për Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Gjatë Asamblesë u miratua dhe anëtarësimi i 2 Federatave dhe 4 Shoqatave Sportive.
U miratua zgjedhja e anëtares më të re të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës (KVE), si edhe u votua pranimi i 11 arbitrave të KAS.
Për kontribute të veçanta në sport, Asambleja ka nderuar me Urdhrat Olimpikë, 3 sportistët legjendarë të Flamurtarit të Vlorës, Viktor Papavangjeli në basketboll, Niko Zguro në Mundje dhe Kastriot Malaj në atletikë (hedhje shtize)./ata