Në cilësinë e kryetarit të Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Damian Gjiknuri po merr pjesë në mbledhjen e 31-të të kësaj asambleje në Bukuresht.
Duke informuar mbi këtë mbledhje, Gjiknuri u shpreh se fokusi është në rolin e organizatës në arkitekturën aktuale të sigurisë dhe perspektivën parlamentare.
Po ashtu,sipas tij, po zhvillohen diskutime dhe analiza të frytshme rreth asaj çka mund dhe duhet të bëjë OSBE për të konsoliduar elementët e sigurisë dhe bashkëpunimit në të gjitha vendet anëtare./ata