Grupi jemenas Houthi njoftoi të premten se shënjestroi katër anije të tjera të lidhura me Izraelin, duke përfshirë një anije amerikane, në Detin e Kuq dhe atë Mesdhe, në solidaritet me Gazën që po përballet me sulme shkatërruese izraelit.
Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha se grupi sulmoi cisternën e naftës Waler me disa dronë në Detin Mesdhe, ndërsa ishte nisur për në portin Haifa në Izrael.
Ai vuri në dukje se sulmi u krye në bashkëpunim me grupin e Rezistencës Islamike të Irakut.
Saree tha se luftëtarët shënjestruan gjithashtu transportuesin e kontejnerëve Johannes Maersk në Mesdhe me një raketë lundruese.
Ai shtoi se të dyja anijet shkelën ndalimin e grupit për anijet për të hyrë në portet izraelite.
Dy anije të tjera, Loannis dhe Delonix në pronësi të SHBA-së, ishin gjithashtu në shënjestër të grupit në Detin e Kuq, shtoi Saree.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se shkatërroi një dron të gjuajtur nga grupi Houthi drejt Detit të Kuq.
Houthit kanë vënë në shënjestër anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose të operuara nga kompani izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në solidaritet me Rripin e Gazës, ku më shumë se 37.700 njerëz janë vrarë në ofensivën vdekjeprurëse izraelite që nga tetori i vitit të kaluar.
Me përshkallëzimin e tensioneve për shkak të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Britanisë kundër lokacioneve të Houthive në Jemen, grupi ka deklaruar se i konsideron të gjitha anijet amerikane dhe britanike si objektiva legjitime ushtarake./aa