Prej kohësh po flitet për një kalim të Jasir Asanit në Spanjë, pas një periudhe jo të mirë në Kore me Gwangju. Sulmuesi kuqezi, në postimin e fundit në Instastori ka publikuar një foto, ku shihet flamuri spanjoll, çka do të thotë se zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt.


Ende nuk dihet skuadra me të cilën do firmosë Asani, e për diçka të tillë na duhet të presim për konfirmimin total.

 

29-vjeçari pati probleme së fundmi me Guangju, pasi trajneri nuk po e aktivizonte, me motivimin se lojtari ishte mbipeshë. Gjithsesi, futbollisti u grumbullua nga kombëtarja shqiptare, ku luajti në 3 ndeshjet e grupit të kuqezinjve. Sezoni i ri futbollistik do të gjejë yllin nga Shkupi me skuadër të re, me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë në Spanjë./BalkanWeb

Jasir Asani