Zvicër-Itali do të jetë sfida e parë që do të luhet në fazën e 1/8 të finaleve në Euro 2024. Për “azzurrët” e teknikut Spalletti, sfida e sotme parashikohet të jetë tepër e vështirë, pasi përballë tyre do të jenë helvetët, e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri, të cilët dhuruan një performacë shumë të mirë në ndeshjet e fazës së grupeve.
Por si kanë rezultuar përballjet e mëparshme mes këtyre dy kombëtareve? Zvicra dhe Italia janë përballur gjithsesj plotë 23 herë me njëra tjetrën. Padyshim Italia ka qenë skuadra me e suksesshme nga këto përballje. “Azzurrët” kanë fituar 10 ndeshje ndaj Zvicrë, 10 përballje janë mbyllur në barazim, ndërkohe vetëm 3 herë kanë fituar helvetët. 17 gola kanë realizuar zviceranët, ndërkohë plotë 31 gola janë shënuar nga përfaqësuesja italiane. Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj Italisë, daton shumë larg, në vitin 1993, në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës, USA 1994./BalkanWeb