Në Teqenë e Dollmës, Monument Kulture i Kategorisë së parë kanë rinisur punimet për restaurimin e saj.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
E njohur për vlerat e saj arkitekturore, dekorative dhe tipologjike, Teqesë iu dëmtuan muret dhe kupola e saj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në vitin 2020 u kryen punime emergjente konsolidimi për të reduktuar në afat të shkurtër rrezikun e kolapsit total.
Në vitin 2021, CHwB Albania nisi zbatimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e këtij objekti.
Teqeja e Dollmës është një pikë referimi e rëndësishme për komunitetin lokal të qytetit historik të Krujës, si dhe një pasuri e rëndësishme për komunitetin fetar bektashi në zonë.
Në gjininë e faltoreve islamike ajo përfshihet në tipin e vogël monumental me kupolë.
Faltorja është një konstruksion me një vëllim me bazë katrore. Mbi katër faqe muri të gurtë, nëpërmjet tropmave kalohet në tamburin oktogonal, mbi të cilën ngrihet kupola gjysmësferike e mbuluar me tjegulla vendi./ata