Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shpallur sot rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje për Maturën 2024.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetet sociale linkun me rezultatet e testimit të çdo maturanti.

https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/06/Publikimi-i-Rezultateve-Z.pdf?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2teZg4Fo1MpMYAX_RUpYdigR3Wj6RcuJo5uDh2LIi_tvko_59R8pPOc1k_aem_gldy8UDurwpXSY2QxRbIGg

Lëndët me zgjedhje ishte provimi i fundit për 28 mijë maturantë që u zhvillua të hënën e 24 qershorit.

Për mbarëvajtjen e provimeve të maturës ishin rreth 144 qendra provimi, që u administruan nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët u angazhuan për të administruar dhe monitoruar procesin e Maturës Shtetërore./ata