Me Italinë që gjuajti për herë të parë në portën kundërshtare në minutën e 73-të, Zvicra funksionoi sonte si orët e saj të famshme në fitoren 2-0 ndaj axurëve.

Zvicra, prej kohësh një ekip tërheqës dhe plot kontroll, e kaloi me lehtësi një skuadër të dobët si ajo italiane, kampione në fuqi, për t’u bërë skuadra e parë që arrin në çerekfinalet të Euro2024.

Skuadra zvicerane shënoi përmes Remo Freulerit në minutën e 37-të, para se të dyfishonte epërsinë në minutën e parë të pjesës së dytë falë Ruben Vargas.

Për t’u shënuar gjatë realizimit të golit të parë ishte fakti se ai erdhi pas 31 pasimeve të zviceranëve, një rekord që nga fillimi i mbajtjes së statistikave speciale, në fillim të viteve ’80.

Axurët nuk humbnin kundër Zvicrës në më shumë se 31 vjet, por paraqitja e tyre ishte larg nga ruajtja e rekordit të tyre në stadiumin olimpik të Berlinit.

Zvicra tani do të përballet me Anglinë ose Sllovakinë në çerekfinale.

”Italia humbi ndeshjen kundër Zvicrës dhe u eliminua nga EURO2024 në fund të një ndeshjeje të luajtur nën nivel nga skuadra e Spallettit. Zvicra shënon nga një gol në çdo pjesë me Freuler, në pjesën e parë dhe me Vargas, në fillim të pjesës së dytë. Axurët tentojnë më pas të organizojnë një reagim, godasin dy shtyllat, por nuk ia dolën kurrë të ndryshojnë momentin e ndeshjes”, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

“Argumenti është gjithmonë i njëjtë, ne e ndjejmë pak presionin. Ne e jetojmë atë. Kur ky grup doli, ekzistonte një rrezik real për të dalë, si Spanja dhe Kroacia që ishin dy ekipe të të pakëndshme. Tani nuk ka përllogaritje për të bërë, gjithçka është e dukshme”, tha  trajneri italian Luciano Spalletti në Sky pak para çerekfinales Itali-Zvicër.

Me eliminimin e Italisë, një nga vendet e mëdha të futbollit evropian, katër tituj kampione bote (1934, 1938, 1982 dhe 2006) dhe dy tituj kontinentalë (1968 dhe 2021), Zvicra, nga ana e saj, arrin në tetëshen evropiane për herë të dytë radhazi, pasi eliminoi Francën, kampione botërore në fuqi në atë kohë, në 2021.

Ekipi i Luciano Spallettit doli për mrekulli nga raundi i parë i EURO2024, duke rrëmbyer biletën për në fazën eliminatore në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Kroacisë me golin e barazimit (1-1) nga Mattia Zaccagni./ata