“Ëndrra mbi Livando”, titullohej aktiviteti që u mbajt për herë të parë në fushat e livandos në Gramsh.
Në këtë event organizuar nga Bashkia e Gramshit me qëllim promovimin e bimës aromatike të livandos, këngëtari Alban Skënderaj performoi këngë nga repertori i tij duke dhuruar emocione tek qytetarët, por edhe vizitorët të cilët iu bashkuan kësaj atmosfere të veçantë.
Kryetari i Bashkisë Gramsh Besian Ajazi u shpreh se synimi i aktivitetet mbetet promovimi jo vetëm i bimës së livandos, por dhe i resurseve natyrore së zonës së Gramshit.
“E kemi quajtur “Ëndrra mbi Livando” që bëhet në parcelat pafund të livandos me qëllimi që ta kthejmë në traditë, pasi bimët medicinale dhe aromatike janë tradicionale të zonës”, tha Ajazi.
Ai shtoi se ky event do të kthehet në një traditë për Gramshin për promovimin e kësaj bime aromatike./ata