Tjetër hap zhvillimi në teknologjinë smart, investim për modernizimin e 11 nënstacioneve
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e investimit për modernizimin e 11 nënstacioneve Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit “Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I”, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW.
Ky projekt ka për qëllim të rrisë kapacitetin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë – OSSH, të reduktojë humbjet si dhe të garantojë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Kontrata është pjesë e Lotit III, dhe ka për qëllim rikonstruksionin e n/stacioneve, adaptimin për të operuar/manovruar online, përmes sistemit SCADA.
Investimi sjell avantazhe për klientët e OSHEE Group, pasi eviton/parandalon avarinë që mund të vijnë nga ngarkesat në rrjetin elektrik, dhe redukton kohën e manovrimit në objekt, pasi veprimet kryhen në distancë.
Aktualisht OSHEE Group është duke zhvilluar disa investime të rëndësishme, përmes OSSH, në sektorin e pajisjeve inteligjente, si në vendosjen e matësave smart në disa rajone të vendit, instalimin e sistemit modern të matjes së energji elektrike, etj./ata