Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të hënë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.28 lekë ose 0.03 lekë më pak se të premten.

Një dollar u këmbye sot me 93.20 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.50 lekësh në raport me të premten.
Leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Të hënën një paund u këmbye me 118.07 lekë ose 0.40 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.50 lekë ose 0.73 lekë më pak.

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun.

Turizmi, i cili sjell flukse të larta të euros ashtu sikurse ecuria pozitive e tregut imobiliar janë 2 treguesit që po japin ndikim në zhvlerësimin e euros në raport me lekun./ata

Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD93.20-0.50 
EuroEUR100.28-0.03 
Poundi BritanikGBP118.07-0.40 
Franga ZviceraneCHF103.50-0.73 
Jeni Japonez (100)JPY57.87-0.44 
Dollari AustralianAUD62.23-0.11 
Dollari KanadezCAD68.12-0.29 
Korona SuedezeSEK8.83+0.01 
Korona NorvegjezeNOK8.77-0.03 
Korona DanezeDKK13.44-0.01 
SDRSDR124.52-0.67 
Ari(OZ 1)XAU216833.53-1,310.38 
Argjend(OZ 1)XAG2719.43-23.21 
Juani Kinez (onshore)CNY12.82-0.08 
Juani Kinez (offshore)CNH12.77-0.08 
Lira TurkeTRY2.87+0.02