Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se një grup prej qindra personash po trajnohen dhe po përgatiten në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë.

 

Mirëpo ai tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për çfarëdo lloj sfide, raporton KosovaPress.

Konjufca në konferencë për medie së bashku me homologen e saj nga Sllovenia, tha se institucionet e Kosovës qëndrojnë të unifikuara sa i përket tri kushteve të paraqitura kryeministri Kurti në dialog.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, tha se janë të përkushtuar për stabilitetin e Kosovës.

Derisa nënvizoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. /KosovaPress