Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani për shkak të protestave dhe trazirave të vazhdueshme në të gjithë Francën.

 

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vdekjes së djalit 17-vjeçar Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia në periferi të Parisit të martën.

 

Njerëzit kanë dalë në rrugë katër netë radhazi për të protestuar, duke djegur makinat, duke dëmtuar dhe duke plaçkitur dyqanet.

 

Një funeral për adoleshentin u mbajt ditën e sotme, me familjen dhe miqtë që shikonin arkivolin e hapur përpara se të dërgohej në një xhami për një ceremoni dhe më vonë varrosje.

 

Macron foli me homologun e tij gjerman Frank-Ëalter Steinmeier për ta informuar mbi situatën, tha një zëdhënës i presidentit gjerman.

 

“Presidenti Macron ka kërkuar që vizita e planifikuar shtetërore në Gjermani të shtyhet”, shtoi zëdhënësi.

 

Ndërsa numri i arrestimeve u rrit, qeveria sugjeroi se dhuna kishte filluar të zbehej për shkak të masave më të ashpra të sigurisë.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi prindërve të premten që të mbanin adoleshentët në shtëpi dhe propozoi kufizime në mediat sociale për të shtypur trazirat që u përhapën në të gjithë Francën.Që nga fillimi i trazirave të martën mbrëma, më shumë se 2,400 njerëz janë arrestuar më shumë se gjysma e atyre në natën e katërt të dhunës.

 

Megjithatë, dëmet kanë qenë të përhapura nga Parisi në Marsejë dhe Lion, madje edhe më larg në territoret franceze jashtë shtetit, ku një 54-vjeçar vdiq pasi u godit nga një plumb endacak në Guajanën Franceze.