Cilët janë futbollistët që duhet të vëzhgoni në Euro 2024? Revista e njohur sportive “World Soccer” ka veçuar 50 prej tyre ku nuk mungojnë edhe shqiptarët.

Kapiteni Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami janë ata që përmend kjo media e britanike. Për Gjimshitin shkruan se është një qendërmbrojtës shumë i mirë dhe është një lojtar kyç si te Shqipëria dhe tek Atalanta ku fitoi Europa League.

Përveç ndeshjes së parë kualifikuese me Kombëtaren ku mungoi për shkak dëmtimi ishte i pranishëm te gjithë të tjerat ku u arritën rezultate pozitivë.

Mesfushori me tipare sulmuese Nedim Bajrami zgjodhi të përfaqësojë origjinën e tij pasi kaloi të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës.

 

Prej asaj kohe është bërë pjesë e pandarë e Shqipërisë. “World Soccer” në këtë listë ka përfshirë edhe 3 futbollistë të Spanjës dhe nga 2 të Italisë dhe Kroacisë./Tema