Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike dhe po vijojnë të intensifikohen edhe në fushat e mbulimit të Ministrisë së Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin austriak në Shqipëri, Christian Steiner.
Balla u shpreh se po punohet intensivisht me Austrinë në forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine dhe po ashtu për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe Shpëtimin.
“Në forcimin e këtij bashkëpunimi vlerësoj maksimalisht rolin e ambasadorit austriak në Shqipëri Christian Steiner, i cili po përmbyll me sukses misionin e tij në Tiranë”, theksoi Balla./ata