Nënstacioni elektrik te Zogu i Zi, objekti 70-vjeçar, simbol i elektrifikimit të kryeqytetit, është duke kaluar në fazë transformimi, falë investimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

OSSH bën të ditur se invensimi po kryhet me synim modernizimin e proceseve të punës dhe ambiente të reja, vendosjen e pajisjeve elektrike bashkëkohore, fuqizimin e n/stacionit me dy transformatorë nga 40MVA.

Sipas OSSH-së, kalimi i nënstacionit në parametrat, nga 35 kV në 110 kV rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike të Tiranës, pasi shërben për lidhjen unazë me n/stacionet e tjera.

Investimi konsiderohet i rëndësishëm, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për qendrën e vendit, në menaxhamin sa më sigurt të ngarkesave dhe përballimin e situatave të vështira që mund të vijnë nga kushtet e motit./ata