Me arrestimin e të paktën 20 palestinezëve në 24 orët e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar, është rritur në 9.510 numri i palestinezëve që janë arrestuar nga ushtarët izraelitë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Ushtria izraelite në 24 orët e fundit ka arrestuar edhe 20 palestinezë të tjerë në qytetet El-Khalil, Jenin, Qalqilya, Nablus, Ramallah, Jericho dhe Kuds të Bregut Perëndimor. Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 9.510 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Që kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve.
Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 560 palestinezë, prej tyre 136 fëmijë, ndërsa janë plagosur 5.300 palestinezë të tjerë./aa