Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, 4 palestinezë u vranë dhe 8 u plagosën pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen al-Tuffah në qytetin e Gazës.

Ndërsa 3 palestinezë u vranë në shtëpinë e familjes Zeyno në lagjen Ed-Derej në lindje të qytetit të Gazës, e cila u godit nga ushtria izraelite në mëngjes dhe 13 të tjerë u plagosën.

Të paktën një person u vra dhe 3 u plagosën si pasojë e artilerisë së ushtrisë izraelite që synonte një grup palestinezësh në rrugën Al-Shaf në rrethin Shujaiyye të qytetit të Gazës, ku ushtria izraelite vazhdon sulmet tokësore prej një jave.

Në Shujaiyya, ushtria izraelite bombardoi ndërtesat civile dhe doli tym i madh nga zona.

Njësitë e artilerisë izraelite sulmuan kampin e refugjatëve Nusairat në pjesët qendrore të Gazës, pjesët lindore të Khan Younis në jug të Gazës dhe kampin e refugjatëve Yebna në Rafah.

Dronët që i përkisnin ushtrisë izraelite kryen fluturime intensive në qytetin Deyr al-Belah në pjesët qendrore të Gazës./aa