Kompania shtetërore ruse e industrisë së mbrojtjes "Rostec" njoftoi se në Indi do të prodhohen plumba për tanket luftarake të prodhimit rus.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga "Rostec" thuhet se në Indi do të prodhohen plumba të quajtur "Mango".
"Mango përdoret në tanket e modelit T-72 dhe T-90 të prodhimit rus dhe se këto tanke ishin edhe në ushtrinë indiane", thuhet më tej.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se "Rostec" planifikon të prodhojë barut në Indi./aa