Ndeshjet e çerekfinales në Kampionatin e Futbollit "Copa America" 2024 që po mbahet në mikpritje të SHBA-së, do të fillojnë nesër.

Ndërkohë që ka përfunduar faza e grupeve në organizim, i cili këtë vit po zhvillohet për të 48-tën herë, ndeshjet e çerekfinales do të nisin nesër me ndeshjen Argjentinë-Ekuador.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, Argjentina dhe Kanadaja në Grupin A, Venezuela dhe Ekuadori në Grupin B, Uruguai dhe Panamaja në Grupin C dhe Kolumbia dhe Brazili në Grupin D u kualifikuan në çerekfinale.

Programi i ndeshjeve është si në vijim:

- E premte:

03.00 Argjentinë - Ekuador

- E shtunë:

03.00 Venezuelë - Kanada

- E diel:

00.00 Kolumbi - Panama

03.00 Uruguaj - Brazil/aa