Të gjitha pagave të Forcave të Armatosura nga ushtari I e deri tek gjenerali iu shtohet dhe trajtimi ushqimor që jepet në formën e kompesimit prej 16.000 lekësh.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, ky është një hap i rëndësishëm dhe një politikë që njeh dhe vlerëson përkushtimin dhe sakrificat e burrave dhe grave në uniformë.

Peleshi theksoi se, ky është shpërblim i drejtë për kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e atdheut.

Peleshi përcolli edhe disa shifra sa i përket pagave. Tetarët në vitin 2019 paga ishte 49,500 lekë, në vitin 2022 paga u rrit me 30% duke shkuar në 64, 350 lekë. Në vitin 2023 paga u rrit me 7% duke shkuar në 68, 900 lekë. Në vitin 2024 rritet me 21 % duke shkuar në 82, 500 lekë./ata