Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Teksas”.

 

Policia vuri në pranga 43-vjeçarin, i cili kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit. Gjithashtu u proceduan penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

 

Në cilësinë e provës materiale Policia informon se u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

 

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë.

 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.