Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Rus në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në hyrje të tregut.
Mësohet se pas një sherri mes dy personash, njëri ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në bark, tjetrin.
Për pasojë, ai ka marre plage të rënda dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.