Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet për fondet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 263,8 miliardë lekë.

Sipas relacionit të pr/buxhetit për vitin e ardhshëm, niveli i shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2025, parashikohet në masën 192,3 miliardë lekë, ose 7,3% e PBB.

Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.6 miliardë lekë dhe 3,75 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Ndërsa, shpenzimet e skemës së sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025 janë parashikuar në masën 63,1 miliardë lekë, ose 2,4% e PBB.

Shpenzime të tjera sociale, përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve./ata