Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shprehur se do të marshojnë me protesta kundër qeverisë.

 

Berisha thotë se do të njoftohet një datë dhe do të ketë protesta të fuqishme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Ai akuzon kryeministrin për korrupsion se ka paguar ish-ze FBI MgGonigal e përdor lidhje për të shkatërruar opozitën.

 

“Absolutisht do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Sot s’kam datën sepse datat do të konsultohen, por Tirana do derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do marshojë në Tiranë. Do e shihni ju protestën sepse nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që i korrupton vendit partner një nga dy tre njerëzit kryesor si punonjës të sigurisë së tyre, një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për të shkatërruar dhe për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Këtu nuk ka më. Çdo gjë është në dritën e dielli. Shqiptarët, jam i bindur, që nuk do ia falin kurrë Edi Ramës. S’do pranojnë kurrë një kryeministër të tillë”, u shpreh Berisha.