Kryetari i Komanduar PD Enkelejd Alibeaj ka premtuar rritje shërbimeve dhe nivelit të jetesës nëse në krye të bashkisë së Vaut të Dejës zgjidhet kandidatja demokrate Klomentina Drini. Në takimin me qytetarët, Alibeaj tha se vet Drini e ka fituar sfidën e saj, pasi pranoi të kandidonte për kryetare bashkie dhe pse PD është nën agresionin e Ramës, Berishës dhe Metës.

 

 “Në 14 maj zonja dhe zotërinj, miq, vëllezër do të votojmë numrin 1 dhe do të votojmë Klomentina Drinin që në 15 maj në këtë bashki të hapet një epokë e re, të hapet një fletë e re e historisë. Të mënyrës se si menaxhohen burimet e kësaj bashkie dhe si menaxhohen fatet e Bashkisë së Vaut të Dejës”,-tha Alibeaj.

 

Alibeaj tha se gjatë qeverisjes së socialistëve, çmimet në vendin tonë janë rritur, ndërsa Shqipëria është në kolaps.

 

 “Të paktën prej 10 vitesh ku sekti i rilindjes ka ardhur në qeverisje. Shqipëria ka rënë në kolaps. Edi Rama dhe qeveria e tij së bashku me bashkiaket e tij ka sjellë papunësi, varfëri, rrënim, ka sjëllë kriminalitet, para të pista, oligarkë dhe betonizim. Kanë marrë në dorë pushtetin dhe kanë shkelur me  këmbë fatin e qytetarëve shqiptarë. Nuk duan tia dinë dhe nuk i respektojnë qytetarët dhe aq me pak demokratët. Nuk respektojnë as socialistët, sepse rilindasit e Edi Ramës jane thjeshte dhe vetëm një sekt. Janë ngritur si sekt dhe qeverisin si sekt. Ata nuk janë shumicë tek qytetarët shqiptarë, madje nuk janë shumicë as tek socialistët e ndershëm. Prej 10 vitesh, Shqiperia vuan nen peshën e cizmes së rilindjes,”-u shpreh Alibeaj.

 

Nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha,m për të cilin tha se braktisi demokratët dhe bëri pazare politike me Ilir Metën.

 

 “Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka cuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo eshte panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot jane më të pezmatuar se kurrë”,-tha Alibeaj

 

Kryetari i komanduar ka shprehur bindjen e tij se në bashkitë që nuk ka kandidat për kryetar, PD do të fitojë shumicën e këshillave bashkiak.