Është zhvilluar ditën e seanca e radhës gjyqësore për dy të pandehurit për vrasjen e ish policit Santiago Malkos.

Në seancën e sotme ku ishte prezente edhe e ëma e Malkos, janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e vrasjes së tij, ndërkohë edhe pamjet që tregojnë lëvizjet e dy të pandehurve në zonë para dhe pas ekzekutimit të Malkos.

 

Në lidhje me këtë ngjarje pak kohë më parë u dënua me 25 vite burg Blendi Teta ndërkohë ka nisur gjykimi në mungesë edhe për Leonard dhe Erlis Dukën, pjesë e grupit që dyshohet se organizoi atentatin ndaj ish policit.

 

Santiago Malko njihej edhe si person i afërt me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar.