Këshilli i Ministrave i kërkoi sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të njihet me vendimin e pavlefshmëisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri.

Në shkresën drejtuar KQZ, të firmosur nga Serketari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, thekohset se  “pas marrjes dijeni të njoftimit të zhvillimit të seancës publike nga ana juaj në datë 5 korrik 2024, për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, dhe në përfundimit të seancës publike, lutemi njoftimin tuaj në lidhje me vendimmarrjen”.

KQZ i është përgjigjur Këshillit të Minitrave, duke e njohur me vendimin në përfundim të shqyrtimit administrativ, ku Komisioneri vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.

Me përfundimin e mandatit të Belerit hapet rruga për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë./ata