Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë gjatë periudhës janar-maj.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi treguesit fiskalë paraprakë, këto të ardhura rezultojnë 58 milionë ose 4.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 97.2% kundrejt planit për 5-mujorin 2024.
Renta Minerare është një taksë që zbatohet për mineralet e nxjerra në vendin tonë.
Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit tatimpagues, zotërues i lejes së shfrytëzimit, në çastin kur ai shet apo eksporton mineralin apo nënproduktin e prodhuar./ata