Anglia dhe Zvicra kanë mbyllur 90 minutat e plota, me rezultatin e barabartë, 1-1, duke lënë për të diskutuar kualifimin në gjysmëfinalen e Euro 2024 në kohët shtesë.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donal Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye.
Mirëpo vetëm 5 minuta më pas Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.
Dhe me kaq është janë mbyllur 120 minutat e lojës, ku pas goditjeve të 11-metërshave fati i ka buzëqeshur anglezëve, ku Zvicra largohet nga kompeticioni pa asnjë humbje./OraNews