Anglia u kualifikua sonte në Dyseldorf, në gjysmëfinalet e Euro2024, duke eliminuar Zvicrën me penallti 5-3, pas barazimit në 1-1.

Penalltinë për zviceranët e humbi mbrojtësi Manuel Akanji.

Breel Embolo hapi rezultatin e ndeshjes për Zvicrën në minutën e 75-të, para se Bukayo Saka të barazonte pesë minuta më vonë.

Zviceranët patën shanse më të mira në kohën shtesë.

Në ndeshje ishte i pranishëm edhe princi William.

Anglia do të takohet në gjysmëfinale me Holandën ose Turqinë, të cilat përballen sonte në Berlin (21:00H)./ata