Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu, ku  të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

 

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.