Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se “regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”.

Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat./ata