Gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky gjimnaz i rindërtuar me mbështetjen e buxhetit të shtetit,Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Matit.
Rama theksoi se gjimnazi “Pjetër Budi” do të jetë gati në shtator për të pritur 300 nxënës dhe mësues me kushte dinjitoze.
Pas përfundimit të rindërtimit, gjimnazi do të jetë i pajisur me 20 klasa të reja sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.
Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
Gjimnazi, i cili mbështet një staf pedagogjik prej 26 mësuesish dhe një numër prej 300 nxënësish është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Mat.
Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të investojë në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësuesit.
Në vitin 2024 MAS ka vënë në në dispozicion të investimeve dhe rehabilitimit të shkollave 1.3 miliardë lekë./ata