Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e punës mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Hasani tha në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë””.
Gjithashtu Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja./ata