Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Shkodër.
QTTB në Shkodër është e specializuar në sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale dhe misrit, prodhime që sot shënojnë rendimente të kënaqshme në këtë rajon.
Gjatë vizitës aty, ministrja u njoh nga afër me mënyrën e përkujdesjes për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
Denaj u ofroi fermerëve mbështetjen e MBZHR në çdo hap, për çuarjen përpara të prodhimit bujqësor me cilësi dhe standarde, që garanton eksporte dhe vlerë të shtuar ekonomike.
“Synojmë të ndërtojmë një model të ri në shërbim të fermerëve, me aplikimin e teknologjive më të fundit, si dhe sigurimin e ekspertizës teknike të nevojshme për rritjen e prodhimit cilësor”, tha ministrja Denaj./ata