Nedim Bajrami, në Top 20 të lojtarëve më të shpejtë të Euro 2024.

Mesfushori kuqezi është renditur në vendin e 19-të, bashkë me Kajl Uoker të Anglisë, me 34,8 km/orë në ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve.

Ndërkohë që ka lënë pas vetes emra të njohur si Xhamal Musiala apo Niko Uilliams.

Ndërkohë, në vend të parë në këtë listë është Kilian Mbape me 36,5km/orë, ndjekur nga Ferran Torres me 36 km/orë dhe Sheshko me 35.9 km/orë./Tema

Euro 2024: Bajrami, mes 20 lojtarëve më të shpejtë