UEFA ka njoftuar se do të shpërblejë Cristiano Ronaldon, si golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, në prag të hedhjes së shortit për fazën e grupeve, ceremoni që do të zhvillohet të enjten në Montekarlo.

Sulmuesi portugez, i cili tani luan për Al Nasr të Arabisë Saudite, ka shënuar 140 gola në 183 ndeshje të Ligës së Kampioneve me fanellat e Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, 11 më shumë se Lionel Messi dhe 46 më shumë se Robert Lewandowski, i cili është gjithashtu mes golashënuesëve më të mire të këtij kompeticioni duke vazhduar të marrë pjesë në Champions League.

Ai fitoi trofeun pesë herë (katër me Real Madridin dhe një herë me Manchester United), ndërsa ende mban rekordet për më shumë gola në një sezon (17 në 2013-14) dhe më shumë ndeshje të shënuara radhazi (11, nga qershori 2017 deri në prill 2018 ).
“Përsosmëria e tij e vazhdueshme në nivelin më të lartë dëshmon për ndjekjen e tij të palodhshme për tituj kolektivë dhe individualë. Për më shumë se dy dekada, ai ka vazhduar të evoluojë dhe përmirësojë lojën e tij”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një deklaratë./Dosja