Mbetjet e mumifikuara të një alpinisti që u zhduk 22 vjet më parë në Peru janë rizbuluar kur akulli në një akullnajë u shkri.
William Stumple u zhduk në qershor 2002 kur një ortek mbuloi tendat e ekipit të tij teksa po ngjiteshin në malin Huarascan, më i larti në Peru.
Trupi u identifikua falë pasaportës që kishte në të. Rrobat e tij ishin ende në gjendje të mirë dhe ai u gjet i veshur me çizme dhe litar.
Stumpfle kishte nisur me dy persona të tjerë për t’u ngjitur në Huarascan. Të tre u vranë nga orteku, por vetëm një trup, përveç Stumble-it, është gjetur.
Muajt e fundit, dy trupa të tjerë alpinistësh janë gjetur në Peru, një italian që u zhduk në qershor dhe një izraelit në maj. /tesheshi.com/