Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi hapjen e aplikimeve për mbështetje përmes programeve të vetëpunësimit.
Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se afati i aplikimit është deri më 18 korrik.
Ai ftoi çdo punëkërkues me një ide biznesi të aplikojë pasi mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në vlerën 500 mijë lekë.
Punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar. Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit. Planet me të mira financohen deri në vlerën 500.000 lekë”, u shpreh ministri Gonxhja.
Programi i vetëpunësimit ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja të punëkërkuesve të papunë të interesuar.
Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të jetë punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit, të këtë një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës./ata