Anglia dhe Spanja do të fillojnë përgatitjet për finalen e Euro 2024 në Berlin të dielën, ndërsa gjysmëfinalistët e mundur Holanda dhe Franca po shkojnë drejt në shtëpi.

Ndryshe nga Kupat e Botës, nuk ka ndeshje për vendin e tretë në Kampionatin Evropian  dhe turneu i sivjetshëm në Gjermani nuk bën përjashtim.

Organi qeverisës i futbollit evropian UEFA shpjegon se ndeshja për vendin e tretë u anulua si pjesë e një ndryshimi në formatin e turneut nga viti 1980 në 1984.

”Ndeshja nuk u konsiderua tërheqëse dhe nuk ka qenë pjesë e Euros që atëherë”, tha sot UEFA.

Gjithashtu nuk ka plane për të rifutur një ndeshje të tillë.

Në vitin 1980, Çekosllovakia mundi Italinë mikpritëse me penallti në ndeshjen e fundit për vendin e tretë në një kampionat evropian, ndërkohë që Gjermania mori titullin./ata