Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Grisilda Mollaymeri dhe Saimir Topuzi janë dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën e punës me pagesë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ata shprehen se është një eksperiencë sa sfiduese aq edhe e vlefshme dhe pas praktikës tre mujore ata kanë nisur punën me kontratë një vjeçare.

Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e këtij programi./ata