Nën drejtimin e Edi Ramës është mbledhur këtë të enjte kryesia e Partisë Socialiste.

 

 

Në fokus të diskutimeve mësohet se do të jenë zgjedhjet e 14 majit, si dhe detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e kryesisë.

 

Ndërkohë do të diskutohet edhe për kandidatët pasi data 26 mars është afati fundit për regjistrimin e kandidatëve.

 

 

Një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me drejtuesit e partive politike kryesore në vend, PS-së, PD-së dhe PL-së, për figurën e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkie.