Instat ka raportuar rritje të numrit të të prekurve nga tumoret dhe rasteve të vdekjeve për këtë shkak. Megjithatë sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve edhe pse në 2023 kanë qenë me rënie prej 11.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve gjate vitit të shkuar në shqipëri ka shënuar një rënie me 11.6 për qind ose më konkretisht 21.286 individë. Sinjal pozitiv tregojnë shifrat e rasteve fatale të të sëmurëve nga semundjet te qarkullimit te gjakut duke rënë me 15 për qind. Megjithatë instat shprehet se  vazhdon të mbetet shkaku I humbjes së jetës ndër shqiptarë me 11 mijë, krahasuar më 13 mijë të vitit 2023.

Në të kundërt, më rastet e qarkullimit të gjakut, rritje ka shënuar numri I të prekurve nga tumoret dhe rritja e vdekshmërisë ndër këto raste.

Zyrtarisht bëhet e ditur se ka një rritje me 3.2 përqind të rasteve, ose 3233 të prekur që nuk ia kanë dalë në luftën me këtë sëmundje.
Sipas gjinise me te prekurit nga semundjet tumoriale jane meshkujt me 18.0%, krahasuar me femrat qe perbejne vetem 12.9% , ndersa sipas moshes me te rrezikuarit jane ata te grupmoshave 45-64 vjec, ndjekur me pas 65-79 vjec.

Megjithatë në vend të dytë sa I përket rasteve të humbjes së jetës, sipas instat mbeten Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë  me rreth 4400 raste

 

E marrë sipas qarqeve, Kukesi qëndron në krye të listës për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ndjekur më pas nga Shkodra, Dibra dhe Tirana.
Sa I perket kategorise së sëmundjeve të tumorit, Korça, Tirana dhe Gjirokastra janë vendet të cilat kanë humbje jete më të mëdha./OraNews