Alarmi për obezitetin duket se ka prekur edhe Shqipërinë pasi ndonëse nuk ka shifra zyrtare ka një trend në rritje.


OBSH deklaron se aktualisht 1 në 8 persona janë mbi peshe dhe deri në vitin 2035 ky raport pritet të jetë 1 në 2 persona obezë. Mjekët thonë se me obezitetin në rritje pasojnë një sërë sëmundjesh dhe tanimë po diskutojnë për një sindromë të ri siç është ai Kardio-renal-metabolik.

“Ndonëse jemi mësuar që obezitetin ta shohim tek 50 – 60 vjeçarët tanimë po e shohim tek fëmijët tek adoleshentët. Por ajo që shohim tek personat mbi peshë është se përveç hipertensionit i cili lidhet direkt me sëmundjet kardiake  pasojnë sëmundje të tjera të cilat lidhen me diabetin , dhe problemet renale, pra dukshëm vihet re një sindromë e re siç është ai kardio -renal metabolik”, shprehet mjeku endokrinolog Florian Toti.

Mjekët u tërheqin vëmendjen prindërve në lidhje me atë çfarë konsumojnë fëmijët pasi rriskojnë  të preken nga disa sëmundje  madje në moshë të re.

“Nëse nuk do të ndryshojmë stilin e jetës mënyrën e të ushqyerit me këtë obezitet në rritje do të kemi sëmundshëmri të shtuar në mosha të reja”, thekson mjeku Toti.

Për dy ditë më radhë mjekë të shërbimit të endokrinologjisë, mjekësie interne dhe kardiologjike kanë diskutuar mbi sindromën e re kardio-renal – metabolik që po hasin tek pacientët madje në mosha të reja./TopChannel