Zgjidhja është ta shohim nikotinën me një këndvështrim tjetër. Duke edukuar publikun nga njëra anë dhe duke miratuar rregullore të përshtatshme për përdorimin e nikotinës nga ana tjetër, rreziqet shëndetësore mund të minimizohen.

 

Nikotina është konsideruar e rrezikshme për një kohë të gjatë. Por, ndonëse ky perceptim për nikotinën nuk është plotësisht i gabuar pasi është pjesë përbërëse e cigareve, në fakt si substancë në vetvete rreziku i saj nuk është edhe aq i madh sa pretendohet.

Psikologu dhe studiues klinik, Karl Fagerström nga Suedia argumenton se ndonëse nikotina gjendet te cigaret të cilat janë të dëmshme, nëse do e analizonim efektin e nikotinës si substancë në organizëm, mund të themi se nuk paraqet rrezikun që pretendohet.

Si studies dhe autor i librave “Varësia nga nikotina dhe ndalimi i duhanit” (Nicotine Dependence and Smoking Cessation), Fagerström beson se përvoja e Suedisë me përdorimin e produkteve me risk të reduktuar që përmbajnë nikotinë, dëshmon se përdorimi I produkteve alternative me risk të reduktuar ka ulur konsumin e duhanit, si dhe ka ulur ekspozimin e popullatës nga sëmundjet që lidhen me duhanin. Ky tregues, argumenton studiuesi nuk ka sesi të jetë rastësi.

Në raportin “Pa tym, më pak dëm” i hartuar nga studiues të shquar ndërkombëtar të shëndetësisë, ata u përpoqën të evidentonin të dhënat dhe provat shkencore që dëshmojnë se duhanpirja është e rrezikshme, jo nikotina në vetvete.

Thënë ndryshe, konsumi i duhanit shkakton një sërë problemesh shëndetësore, por alternativat pa tym nuk kanë të njëjtin efekt. Në Suedi, politikbërësit zgjodhën një alternativë më pak të rrezikshme të nikotinës e cila çoi në rezultate dukshëm më të mira. Kësisoj, krahasuar me mesataren evropiane, Suedia regjistron 38% më pak vdekje të shkaktuara nga duhani dhe një ulje me 41% të pacientëve me kancer mushkërie.

Gjithashtu, thuajse 1 në 4 persona në Suedi konsumojnë nikotinë, shifër e njëjtë me Shqipërinë. Këto shifra tregojnë se suedezët, nuk e shmangën nikotinën, por thjesht pranuan forma më të sigurta për ta marrë atë. Historikisht, pozicionimi i shëndetit publik sa i takon kësaj substance ka qenë i njëjtë: “Nikotina është armiku”. Sidoqoftë, ndonëse në Suedi sasia e përdorimit është e njëjtë, ndryshon forma e konsumit, nëpërmjet qeskave me nikotinë apo alternativave të tjera pa tym, duke mos e djegur duhanin, argumenton Fagerström.

Si e arriti Suedia këtë sukses?

Zgjidhja ishte të shihnin nikotinën me një këndvështrim tjetër. Duke edukuar publikun nga njëra anë dhe duke miratuar rregullore të përshtatshme për përdorimin e nikotinës nga ana tjetër, rreziqet shëndetësore mund të minimizohen pa pasur nevojë që nikotina të ndalohet plotësisht.

Fagerström e krahason nikotinën me kafeinën. Ashtu si kafeina, nikotina është një shoqëruese e pandarë për shumë njerëz, për disa mund të konsiderohet ves dhe për të tjerët ‘ngushëllim’. Ai beson se kjo qasje tregon se fokusi duhet të jetë se si e përdor nikotinën. Nëse nuk bëhet një dallim i qartë dhe të  jepet informacioni i duhur, ekziston rreziku i dëmtimit të njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmë, pra duhanpirës që duan të lënë duhanin.

Për t’u ndalur më hollësisht te raporti “Pa tym, më pak dëm”, studiuesi i bën thirrje botës të rimendojë luftën kundër nikotinës. Ai gjithashtu bën thirrje për të zhvendosur fokusin e politikbërësve mbarëbotërorë drejt strategjive të reduktimit të dëmit që mund të shpëtojë miliona jetë.

Është një thirrje për politikëbërësit, punonjësit e shëndetësisë dhe shoqërisë në tërësi që të heqin dorë nga paragjykimi i painformuar që i bëhet nikotinës dhe njohja e armikut të vërtetë – tymi, jo substanca

 Suedia është provë që dëshmon se është e munudur të kesh sukses kur bëhet dallimi midis varësisë dhe sëmundjes. Është koha që komuniteti global ta ndjekë shembullin e provuar të Suedisë, si plan për një botë më të shëndetshme!”- përfundon Fagerström./BalkanWeb