Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e PS dhe Partisë së Lirisë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit.

 

Ndërkohë sa i takon PD, kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se janë paraqitur dy kërkesa për regjistrim në zgjedhje, njëra nga Sali Berisha dhe tjetra me autorizim nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.

 

“Ka dy kërkesa, nje nga zoti Berisha, kemi dhe një kerkese tjeter nga zoti Basha, përmes jush që jeni perfaqësues ligjor”, theksoi Celibashi.

 

Më tej Celibashi gjatë fjalës së tij tha:

 

“Jemi para shqyrtimit të regjistrimit të PD, përpara ka 2 kërkesa. Do të vlerësojmë se kush e ka dhe tagrin për të dërguar kërkesën, i Berishës si kryetar i PD nëse është kështu apo i Bashës si kryetar i PD nëse është kështu. Nuk po vendosim në këtë moment asgjë.

 

Në këtë dëgjesë do t’i dëgjojmë. Unë po ju jap fjalën ju. Nuk e ndajmë dot në mënyrë paraprake, se do konsiderohet sikur po e paragjykojmë”.